AKTUALE

“I njoh, jam i bindur se janë të pastër, besoj se do të dëshmohet pafajësia e tyre” – thotë Mexhiti

Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21 folur për zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan.

Duke folur për ish ministrat e Ekonomisë dhe për ish drejtorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Mexhiti tha se jo të gjithë janë nga BDI dhe se ka edhe nga VLEN.

Ai tha se 4 prej tyre i njeh personalisht dhe se është i bindur se janë të pastër dhe se do të dëshmohet pafajësia e tyre.

“Nuk janë të gjithë të BDI-së, janë edhe të VLEN-it. Ka drejtor të VLEN-it. Dua ta respektoj prezumimin e pafajësisë. Katër prej tyre i njoh, i kam propozuar duke i njohur, jam tejet i bindur se janë të pastër në këtë drejtim, por fjalën e fundit ia lemë drejtësisë, gjyqësisë. Duke i njohur, pra në fund besoj se do të dëshmohet pafajësia e tyre”, tha Mexhiti.

Related posts

Masat e OSHEE-së për sezonin turistik, Balluku: 1100 punonjës në të gjithë vijën bregdetare, temperaturat e larta krijojnë vështirësi

admin

Bozhinovska: MEPSO me ligjin e ri kalon në kompetencat e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave

Gjyla Halili

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

admin