AKTUALE

Lladrovci: 1432 fëmijët e vrarë, janë dëshmi për vlerën e lirisë tonë, për vlerën e shtetit tonë

Sot në Sallën e Kulturës në Drenas, është mbajtur Koncert nga ShFMU “Halil Bajraktari” nën drejtimin e prof. Hajzer Gjoshi, në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës çlirimtare, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, nxënës e drejtues të pushtetit lokal dhe deputetë të Kuvendit si dhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Ky koncert lë të jetë edhe mesazh se kush e harron historinë, është i dënuar për ta përsëritur atë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Koncerti i organizuar nga ShFMU “Halil Bajraktari” në Drenas, nga mësimdhënësi i kësaj shkolle, Hajzer Gjoshi, ishte nderim e kujtesë për 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës tonë çlirimtare.

1432 fëmijët e vrarë, janë dëshmi për vlerën e lirisë tonë, për vlerën e shtetit tonë, andaj, ne nuk do të harrojmë si erdhi liria. Ky koncert lë të jetë edhe mesazh se kush e harron historinë, është i dënuar për ta përsëritur atë.

Përgëzoj drejtuesit e Shkollës “Halil Bajraktari”, prindërit dhe nxënësit që e kanë bërë koncertin të paharrueshëm. Profesor Gjoshi, ju faleminderit për këtë angazhim tejet të çmuar me nxënësit para një publiku të shkëlqyer në kujtim të fëmijëve tanë.

Nderim i përjetshëm për 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës!

Lavdi e nderim për dëshmorët dhe martirët e kombit!

https://www.facebook.com/share/p/18pT4cG4t4/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Krasniqi: Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë dhe po e keqqeverisë nga brenda

admin

ASH-Sela: Po realizohet plani i Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizim

Gjyla Halili

Mobilizohet diaspora edhe nga Danimarka për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj (FOTO)

Gjyla Halili