AKTUALE

Hazbi Lika kujton Dëshmorin e Kombit, Mujdin Aliu: Krenaria për të është e përjetshme, dhe kujtimi i tij vazhdon të frymëzojë brezat për dashuri ndaj atdheut dhe lirisë.

Komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika me bashkëveprimtarë sot kanë bërë homazhe në vendprehjen e Dëshmorit të Kombit, Mujdin Aliu në 26 vjetorin e përjetësimit të Tij.

“Mujdin Aliu ra heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe heroizmi i tij u shndërruan në burim frymëzimi për të rinjtë që u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”- ka shkruar Lika.
Ja postimi plotë:

Në 26-vjetorin e përjetësimit të dëshmorit të kombit, Mujdin Aliu, bashkë me babain e tij, bacën Qerim Aliu, kryetarin e SHVL-UÇK, Fazli Veliu, si dhe me bashkëluftëtarë, miq dhe bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare, përkujtuam me nderim dhe mall të thellë jetën dhe veprën e Mujdin Aliut, si dhe të të gjithë atyre që flijuan jetën për çështjen kombëtare.

Mujdin Aliu ra heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe heroizmi i tij u shndërruan në burim frymëzimi për të rinjtë që u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në nderim të tij, Brigada e Zonës së Tetovës, Brigada 112, me krenari mori emrin e Mujdin Aliut, duke bartur më tej idealin e tij për liri dhe dinjitet kombëtar.

Krenaria për të është e përjetshme, dhe kujtimi i tij vazhdon të frymëzojë brezat për dashuri ndaj atdheut dhe lirisë. Dëshmori i kombit, Mujdin Aliu, ishte dhe do të mbetet një simbol i qëndresës, sakrificës dhe idealit për liri!

Lavdi!

Related posts

GRATË NË SHKENCË, NGA DISKRIMINIMI HISTORIK DERI TEK AMBICIET DHE ËNDRRAT E PASHTERURA

Gjyla Halili

Albian Sinishtaj:Rrugës tonë do ti përmbahemi me fanatizëm,sepse jua kemi borxh të parëve,vetes dhe pasardhësve tanë

admin

Faton Ahmeti: Bashkimin e shqiptarëve kundër vazalëve nuk ka forc që mund ta ndal

Gjyla Halili