AKTUALE

Myftinia e Tetovës tranparencë maksimale për Zekatin dhe Fitrat e vitit 2025

Të nderuar kolegë hoxhallarë, këshilltarë të xhamijave, të respektuar besimtarë, me zemër plotë mirënjohje dhe respekt, ju shprehim falënderimet më të sinqerta në emër të Myftinisë tonë, për ndihmën dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.

Kontributi juaj nëpërmjet dhurimit të Zekatit dhe Sadakatul Fitrit për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e vatrës së dijes dhe edukimit islam, Medresesë “Isa Beu”, është një dëshmi e gjallë e dashurisë tuaj për diturinë, për brezat e rinjë dhe për të ardhmen tonë fetare dhe kombëtare.

Allahu i shpërbleftë me të mira të pafundme ç’do kontribues dhe e bëftë këtë bamirësi të pranuar tek Ai, si një dritë në jetën e kësaj bote dhe si një hije në botën tjetër (Ahiret).

Le të jemi gjithmonë bashkë në përkrahjen e vlerave të dijes, moralit dhe fesë sonë të pastër, që medreseja jonë të mbetet një fanar drite për brezat që vijnë.

Edhe një herë, faleminderit nga zemra për besimin dhe ndihmën tuaj.
Zoti ua shtoftë të mirat dhe u’a lehtësoftë ç’do hap në rrugën e hajrit!

Me respekt,
Myftiu i Tetovës
Dr. Hfz. Selver Xhemaili

Banner

Related posts

REISUL ULEMA DORËZON ÇERTIFIKATËN HALLALL KOMPANISË “ISLAMI KOMERC” NË STRUGË

Gjyla Halili

Shoqata ” Jehona e Malësisë” uron festën e Fitër Bajramit

Gjyla Halili

LEN-i dhe ASH-ja zyrtarizojnë nesër bashkëpunimin, liderët takohen edhe me Kurtin

Gjyla Halili