AKTUALE

Marrëveshja për “one-stop-shop” mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u nënshkrua kur BDI ishte pjesë e qeverisë

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas inaugurimit zyrtar të pikës së përbashkët kufitare “One-Stop-Shop” mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se 90 për qind e punës për këtë projekt është realizuar gjatë kohës sa kjo parti ishte pjesë e qeverisë.

Sipas BDI-së, marrëveshja për këtë projekt strategjik për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar është nënshkruar gjatë mandatit të saj në pushtet, ndërsa qeveria aktuale ka kontribuar vetëm me një vonesë prej 9 muajsh në implementim.

“Të gjitha procedurat dhe marrëveshjet teknike, ligjore dhe ndërinstitucionale janë finalizuar në kohën kur BDI ishte pjesë e qeverisë. Qeveria aktuale nuk ka sjellë asgjë të re përveç një vonese të pajustifikueshme për zbatimin e projektit,” thuhet në reagimin e partisë.

BDI e konsideron përurimin e sotëm si një “kreditim të padrejtë politik” nga ana e qeverisë aktuale, duke rikujtuar se projekti “One-Stop-Shop” është produkt i një pune të gjatë dhe të koordinuar me institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo pikë kufitare e përbashkët, e vendosur në Bllacë, synon të ulë ndjeshëm kohën e pritjes dhe të rrisë efikasitetin në kontrollin kufitar, duke ndihmuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Banner

Related posts

Hekurudhat e Maqedonisë shënojnë 151 vjetorin e themelimit

Gjyla Halili

Shkupi e Sofja ende shumë larg marrëveshjes!

Gjyla Halili

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Gjyla Halili