AKTUALE

Ratkoceri ironizon me VLEN-in pas takimit të liderëve: “Gomarin e hëngri ujku, këta ende shpresojnë se është ëndërr”

Gazetari Arben Ratkoceri ka reaguar me ironi dhe kritikë pas takimit disaorësh të liderëve të koalicionit qeverisës VLEN, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Në një postim në Facebook, ai ka vënë në shënjestër Arben Taravarin, një nga liderët brenda koalicionit, duke e cilësuar si “mjeshtër i kompllukut”.

“Eu çfarë mjeshtri i “kompllukut” Arben Taravari! I këputi këta të VLEN-it njëjtë siç ia bëri BDI-së para zgjedhjeve vitin e kaluar.
“Gomarin e hëngri ujku”, e këta vazhdojnë të luten “ishalla është ëndërr”!”, shkruan Ratkoceri.

Reagimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm politik, ndërsa koalicioni VLEN, që aktualisht është në pushtet, po përballet me sfida të brendshme përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fund të tetorit 2025. Mungesa e dakordësimit mes partnerëve brenda koalicionit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e tyre elektorale dhe në stabilitetin e shumicës aktuale

Banner

Related posts

“Dyshoj se projekti i Osmanit ishte ndihmesë për Serbinë e jo Kosovën”, reagon profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare

Gjyla Halili

“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”, Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së

Gjyla Halili

Niveli i Liqenit të Ohrit 24 centimetra nën mesatare për shkurtin

Gjyla Halili