AKTUALE

Siljanovska Davkova: Turizmi e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgiminë kulturore para botës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Biljana Stefanoska.
Në takim, presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi Kabineti i saj, shprehi qëndrimin se turizmi, si një degë, jo vetëm që sjellë të ardhura, por edhe e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgimin kulturore para botës, si avantazh i joni krahasues.
Një vend i vogë si i joni, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe pasuri të vlefshme kulturore dhe historike, ka shanse të mëdha dhe reale për të qenë një destinacion i dëshirueshëm turistik jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe gjatë tërë vitit. Kuptohet, mbetet lidhja e gjatë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministrive të tjera, por edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit për krijimin e supozimeve të domosdoshme”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Stefanovska theksoi se është e nevojshme të krijohen strategji për zhvillimin e turizmit, e kompletuar për kulturën, si garancion për sukses.

Banner

Related posts

Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat VMRO-DPMNE-së

Gjyla Halili

Fillon Samiti Maqedonia 2025 – në fokus përshpejtimi i rritjes ekonomike, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale

Gjyla Halili

Escobar: Nuk shoh njëanshmëri te Lajçaku në dialog

admin