AKTUALE

ASh: SKANDAL/ Programet Arsimore Evropiane Erazmus+ në duart e një antishqiptari dhe antieuropiani

Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN. Petar Bogoevski, i njohur për thirjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Europian është emëruar drejtor në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet.
Ky vendim i Qeverisë po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd.
Enrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund.
Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara” dhe të ngjashme.
Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi.

– Aleanca për Shqiptarët –

Banner

Related posts

13 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

admin

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Gjyla Halili

Florim Useini: Kur diaspora dhe sporti bashkohen në një fushë me zemër kombëtare

Gjyla Halili