AKTUALE

Bilall Kasami godet Arben Taravarin: Ka hyrë zero, del zero

Kryetari i Tetovës dhe njëherazi lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka komentuar prerazi mundësinë e daljes së Arben Taravarit nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh.

“Nëse ai del prej VLEN, atëherë është zero, sepse zero ka qenë kur ka ardhur,” tha Kasami në një deklaratë të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, duke shtuar tensionet brenda koalicionit vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Deklarata e Kasamit vjen mes zërave në rritje për përçarje të mundshme brenda VLEN-it, ndërkohë që Taravari, aktualisht kandidat për president, ka lënë të hapur mundësinë për të rishikuar pozicionin e tij politik pas zgjedhjeve të 24 prillit.

Mbetet të shihet nëse kjo retorikë do të thellojë ndasitë brenda opozitës shqiptare apo do të pasohet me ndonjë reagim nga vetë Taravari apo Aleanca për Shqiptarët.

Banner

Related posts

Ahmeti iu dërgon letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Ju shkruaj me shqetësim të thellë, rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në RMV(LETRA)

Gjyla Halili

Sot pritet Kuvendi të zgjedh dy ministrat e rinj

Gjyla Halili

Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir

Gjyla Halili