AKTUALE

Vdekja e Teodora Ristovskës në aksident trafiku, Gjykata Themelore në Tetovë: Gjykatësit kanë vepruar sipas ligjit, i akuzuari është dënuar me dënimin maksimal që e lejon ligji

Banner

Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë reaguar në lidhje me kritikat në opinion pas vendimit për dënimin ndaj Mensur Pajazitit, i cili më 7 prill u shpall fajtor për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, dhe u dënua me 2 vjet burg, pasi më datë 15.08.2022 shkaktoi aksident në trafik ku vdiq 22-vjeçarja Teodora Ristovska, përcjell TV21. Nga Gjykata thonë se “gjykatësit kanë vepruar sipas ligjit”, dhe apelojnë deri tek opinioni që, siç thonë ata, të përmbahen nga komentet e paarsyeshme.

Në lidhje me: Pajaziti u dënua me dy vjet burg për vdekjen e Teodora Ristovskës në aksident trafiku! Familjarët të revoltuar: “Sa kushton jeta në Maqedoni?”
Gjatë caktimit të dënimit për të akuzuarin, gjyqtari ka marrë parasysh si rrethanat rënduese ashtu edhe ato lehtësuese, përkatësisht: mënyrën e kryerjes së veprës penale, përgjegjësinë penale të të akuzuarit, sjelljen e tij në sallën e gjyqit, rrethanat që kanë të bëjnë me llojin, karakterin, peshën dhe seriozitetin e veprës penale, kushtet e rrugës, rrethanën që e ndjera në rrugë ka qenë duke kaluar vend të caktuar për këmbësor, pasojat e dëmshme të shkaktuara si pasojë e veprimit të inkriminuar, rrethanë që
përfaqësuesit ligjorë të të ndjerës iu bashkuan ndjekjes penale dhe ngritën kërkesë pasurore, rrethanën që i pandehuri ka pranuar fajin, ka shprehur keqardhjen për ngjarjen, se i akuzuari nuk ka qenë më parë
i dënuar dhe se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedim për vepër tjetër penale. Duke vlerësuar të gjitha rrethanat, gjyqtari në procedurë të përsëritur e ka dënuar të akuzuarin me dënimin maksimal të lejuar, duke marrë parasysh ndalimin e ndërrimit për dënim më të keq (Reformatio in peius) si
parimi i parashikuar në Ligjin për Procedurë Penale, në një situatë kur, me kërkesë të të akuzuarit, Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimet dhe rasti i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për rivendosje dhe për shkak të këtij ndalimi, aktgjykimi i ri nuk mund të ndryshohet në dëm të të akuzuarit, as në aspektin e kualifikimit ligjor të veprës dhe as në lidhje me sanksionin penal”, thuhet mes tjerash në reagimin e Gjykatës Themelore në Tetovë.

Nga Gjykata Themelore në Tetovë thonë se rasti pasi është kthyer në rigjykim, i është caktuar një gjyqtari tjetër sepse, gjyqtari që fillimisht e kishte dënuar të akuzuarin me 3 vjet e 6 muaj burg, ishte pensionuar.
Kujtojmë se në vendimin e 7 prillit, gjykatësi Elvedin Ferati tha se “Pajaziti ishte fajtor sepse me 15.08.2022 në Tetovë si pjesëmarrës në komunikacion nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar komunikacionin publik”.

Sipas gjykatësit, ai ka qenë duke vozitur automobilin “BMW” dhe ka lëvizur përgjatë bulevardit me shpejtësi 59 kilometra në orë, e cila shpejtësi nuk i është përshtatur kushteve të rrugës për të mundësuar ndalimin e automobilit në kohë, ku edhe nuk i ka dhënë përparësi këmbësores Teodora Ristovska, tashmë e ndjera, e cila ka qenë duke kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë./tv21.tv

Banner

Related posts

VLEN drejt shndërrimit në parti! Kryetari me mandat njëvjeçar dhe rotacion të plotë të udhëheqjes

Gjyla Halili

BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Gjyla Halili