AKTUALE

Talat Xhaferi edhe një fitore tjetër ndaj Apasievit: Historia i njeh mirë këmbëngulësit, por edhe humbësit kronikë!

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka refuzuar kërkesën e Dimitër Apasievit, duke mbështetur veprimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas vendimit të gjykatës, veprimet e Xhaferit ishin të përputhshme me rregullat dhe procedurat e parashikuara në Rregulloren e Kuvendit, dhe nuk kishin shkelur të drejtat e Apasievit për veprimtarinë politike.

Në seancën e zhvilluar, Gjykata vlerësoi se Kryetari i Kuvendit veproi në përputhje me nenet 135 dhe 136 të Rregullores, duke i kërkuar Apasievit që të plotësonte kërkesën e tij brenda një afati të caktuar. Gjykata theksoi se Xhaferi kishte vepruar në përputhje me detyrimet ligjore për të siguruar që propozimi të ishte i rregullt dhe të kalonte në procedurën e duhur.

Gjithashtu, Gjykata ka hedhur poshtë akuzat për diskriminim dhe shkelje të lirisë politike, duke vlerësuar se Kryetari i Kuvendit nuk kishte tejkaluar kompetencat e tij dhe kishte vepruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret e Kuvendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që mbështet veprimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, është një shpërblim për transparencën dhe përpjekjet për të mbajtur rendin dhe ligjin në Kuvendin e Maqedonisë.

Banner

Related posts

Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projektit të madh që rezulton nga programi” Për Shkupin modern”

Gjyla Halili

AUV: Janë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme para Pashkëve, janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta

Gjyla Halili

Fronti Europian: Vettingu, kusht për Qeverinë e re

Gjyla Halili