AKTUALE

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ankesën e Apasievit kundër ish-kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

Banner

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të “Levicës” Dimitar Apasiev, të parashtruar kundër ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili, siç u theksua në kërkesën e Apasievit, “ka shkelur të drejtën për veprim politik”.

Apasiev në kërkesë thekson se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit ka refuzuar t’ia përcjell iniciativën për shpalljen e referendumit plotësues organeve punuese kompetente parlamentare për marrjen e mendimit për rregullsinë e iniciativës dhe e ka shpallur të parregullt.

Në kërkesë thuhet se kryetari i Kuvendit “shkel edhe të drejtën për ndalimin e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, duke e vendosur parashtruesin në pozitë të pabarabartë dhe më pak të favorshme krahasuar me subjektet e tjera politike”.

Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, i cili duhej të mundësonte mbledhjen e mëtejshme të papenguar të 150 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë për shpalljen e referendumit me këtë pyetjen: “A jeni pro vazhdimit të negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare nr. 08-3238/1 prej 16 korrikut të vitit 2022”.

Banner

Related posts

O’Brajan: SHBA është një aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut dhe do të punojë me të në reformat për të arritur integrimin euroatlantik

Gjyla Halili

“Albanian BookFest, një ëndërr që do të kthehet në traditë”

Gjyla Halili

Në Gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin jetën e humbi Frosina Kulakova

Gjyla Halili