AKTUALE

Bajram Rexhepi: Çdo ndërtim në Tetovë është i egër, ashtu si udhëheqsia në ikje

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit dhe shef i shtabit politik të Bdi-së në Tetovë, Bajram Rexhepi ka komentuar analizën hetimore të BIRN, në komunën e Tetovës e cila ka zbuluar skandalin me ndërtimet e egëra në Komunën e Tetovës.

Ndërtimet që kanë leje ndërtimi nga 4 kate bëhen me nga 8 kate. Në çdo lagje të komunës së Tetovës mund të shihen ndërtime të egra që nuk kanë asnjë kusht për ndërtime, por ato vazhdojnë të ndërtohen.

Sipas BIRN këta ndërtime bëhen në bashkëpunim me komunën e Tetovës, gjegjësisht sektorin e urbanizmit.

“Në një analizë hetimore të BIRN, bëhet e qartë se me urbanizmin në Tetovë nuk udhëheq komuna, por mafia urbane. ÇDO NDËRTIM NË TETOVË ËSHTË I EGËR, ASHTU SI VET UDHËHEQSIA NË IKJE”- ka shkruar Rexhepi.

Banner

Related posts

BDI dënon ndërhyrjen e paprecedent të policisë gjatë festimeve për Flamurin

Gjyla Halili

Osmani në Strasburg në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Gjyla Halili

Abdul-Selam Selami: Gjithnjë më afër Bashkimit Evropian

admin