AKTUALE

Deputetja Saliu distancohet nga votimi i Qeverisë kundër rezolutës palestineze: Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët.

Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.

“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes. Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin kundër e shohë si shqetësim serioz në qëndrimin e vendit tonë ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut
Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë dhe të rishqyrtojë pozicionin e saj”, ka shkruar deputetja Saliu.

Banner

Related posts

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje?

Gjyla Halili

Mickoski: Reformat të fillojnë nga gjyqësori dhe prokuroria

Gjyla Halili

Blerim Bexheti edhe pse u la jashtë Kryesisë Qendrore e ka uruar Ali Ahmetin në krye të BDI-së

Gjyla Halili