AKTUALE

Bashkësia lokale Pallçisht: Projekti i ujësjellësit bllokohet nga kryetari i komunës së Bogovinës

Banner

Bashkësia Lokale e Pallçishtit, në bashkëpunim me zv. ministren Kaltrina Zekolli, ka ndërmarrë të gjitha hapat institucionalë për përfundimin e projektit të ujësjellësit në këtë vendbanim. Ky projekt është i rëndësishëm për qindra familje dhe përbën një të drejtë themelore për një jetë dinjitoze.

Përkundër mbështetjes nga institucionet qendrore dhe angazhimit të bashkësisë lokale, projekti është bllokuar nga Kryetari i Komunës së Bogovinës. Ky vendim i papranueshëm dhe i paarsyeshëm tregon se kryetari ka zgjedhur të mbajë peng interesat publike për llogari të interesave të tij politike dhe personale.

Uji nuk është luks, është një nevojë themelore. Bllokimi i një projekti të tillë thelbësor është jo vetëm papërgjegjshmëri administrative, por gjithashtu një akt i pastër sabotimi ndaj qytetarëve që e kanë zgjedhur këtë kryetar për t’i shërbyer atyre, dhe jo për të ndaluar zhvillimin.

Refuzimi për të dhënë lejen për vazhdimin e punimeve nuk është rastësor. Ky është një përdorim i zakonshëm i nevojave elementare të qytetarëve si mjet manipulimi dhe propagande për zgjedhje, një praktikë që ka dominuar veprimtarinë e partisë së Kryetarit të Komunës.

Ne bëjmë thirrje për reagim nga të gjitha institucionet përgjegjëse, por gjithashtu i bëjmë thirrje opinionit publik që të ngrihet ndaj kësaj padrejtësie.

Pushteti nuk është pronë personale dhe pengimi i zhvillimit të shoqërisë është një cenim i rëndë i interesit publik.

Qytetarët e Pallçishtit nuk do të heshtin përballë padrejtësisë. Ata janë qytetarë që kërkojnë shërbime të drejta dhe zhvillim, dhe nuk do të pranojnë që kryetari të përdorë mungesën e ujit si vegël për manipulim politik.

Pengimi i ujësjellësit është një akt i turpshëm që tregon se për Kryetarin e Komunës së Bogovinës, interesat e qytetarëve janë më pak të rëndësishme se propaganda politike e partisë së tij, BDI-së.

Banner

Related posts

Deti, rëra, Dielli, do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë për shqiptarët, me këtë bumin e pleqve italianë

admin

Izet Mexhiti takoi artistët në Akuaduktin e Shkupit

Gjyla Halili

Letër e hapur nga Shoqata shqiptaro-amerikane për ambasadoren Ageler, mbi tragjedinë në Koçan, tensionet etnike dhe manipulimin politik të kësaj tragjedie

Gjyla Halili