AKTUALE

U SHËNUA 8 PRILLI, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

Me ftesë të ministrit pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Shaban Saliu, përfaqësuesi i BFI-së në emër të Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, drejtori i informacionit dhe botimeve, Fidush Ibraimi mori pjesë në akademinë solemne me rastin e shënimit të 8 Prillit, ditës ndërkombëtare të romëve. Përfaqësuesi i BFI-së, në emër të Reisul Ulema-së, uroi ministrin për këtë ditë të veçantë për komunitetin rom dhe vlerësuan se kjo është një mundësi e mirë për kultivimin e diversitetit në shoqërinë tonë dhe se të gjithë duhet të bëjnë më të mirën për përfshirjen sa më të gjerë në rrjedhat e zhvillimeve politike dhe shoqërore për të artikuluar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, sidomos të komunitetit rom. Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe kryeparlamentari, z. Afrim Gashi, kryeministri, z. Hristijan Mickovski, deputetë, ministra dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Banner

Related posts

Qeveria nis betejën kundër kredive të shpejta, i merret licenca një shoqërie financiare

Gjyla Halili

Organizata e Veteranëve të Luftës ndau Dekorate për Azgan Haklaj

Gjyla Halili

Takimi Mickovski-VLEN: A do të ju jep karton të kuq

Gjyla Halili