AKTUALE

“As ajo gjysma e Aleancës”, Mexhiti: Jemi bashkuar në kohë të vështirë, nuk është mirë të ndahemi në kohë stabile

Izet Mexhiti tha se VLEN është formuar si antipod i BDI-së dhe votat i kanë kërkuar për ndryshim dhe rotacion politik, që siç thotë, duhet t’i dalin zot kësaj pune pasi asnjëra parti nuk i ka fituar votat e vetme, shkruan Tv21. Mexhiti tha se votat e VLEN-it nuk janë të përcaktuara politikisht që siç thotë, nëse e marrin parasysh këtë, nuk duhet të ndahen në kohë stabile kur në kohë të vështira janë bërë bashkë.

“VLEN-I është formu si antipod i BDI-së. Votat i kemi kërkuar për ta sjell ndryshimin, për ta sjell rotacionin politik dhe këtë e vlerëson dhe z.Taravari mirëpo meqë i kemi marrë votat, e kemi marrë përgjegjësinë, duhet t’i dalim zot kësaj pune sepse asnjëri prej neve nuk i kemi fituar këtë vota vetë, as Lëvizja Demokratike, as ajo gjysma e Aleancës për Shqiptarët, as Besa e as Alternativa, as Vetëvendosja por të gjithë bashkë dhe ka një kuantum votash të cilat nuk janë të përcaktuar partiakisht por kanë votuar për ndryshim, për rotacion politik, për konkurrencë politike. Dhe nëse e kemi parasysh këtë, kur në kohë të vështirë jemi bërë bashkë nuk është mirë tash në kohë stabile të ndahemi”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Grubi në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian do të ketë jetëgjatësi politike, synojmë që pas disa viteve të jemi dhe mandatarë për formimin e qeverisë

Gjyla Halili

“Urime vetja ime” – kështu e uron veten Saranda Teresa Bruno, e njohur nga publiku si Saranda Ademi

Gjyla Halili

Bashkimi Demokratik për Integrim cakton nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë.

Gjyla Halili