AKTUALE

Besiana dhe Shkodrani në shënimin e 114 vjetorit të kryengritjes së Malësisë dhe Dedë Gjon Lulit

Banner

Mbrëmë, në Qendrën Kulturore “Malësia” u shënua 6 prilli – datë e rëndësishme historike në shtetformimin e Shqipërisë, respektivisht datë që kujton heroizmin e pashoq të Dedë Gjon Lulit, i cili edhe sot 114 vjet pas ngritjes së flamurit kombëtar vazhdon të mbetet i gjallë përmes veprimtarisë së tij e cila bën krenarë çdo shqiptar!

Shqiptarët në Mal të Zi janë avancuar jashtëzakonshëm shumë në statusin e tyre dhe kjo është arritur falë një rruge të trasuar nga Dedë Gjon Luli që mbetet busull e orientimit kombëtar për çdo malësor! Sot zv. kryeministri i Malit të Zi është shqiptar – Nik Gjeloshaj, ish kryetar i Komunës së Tuzit, nënkryetar i Parlamentit është Nikollë Camaj! Sot me dinjitet është prezente edhe gruaja shqiptare në institucionet e vendit si Marina Ujkaj e cila u mor organizimin e kësaj ngjarje!
Kjo arritje shqiptare u ndje edhe mbrëmë në Qendrën Kulturore “Malësia” ku jehoni këbga e vallja shqipe për Dedë Gjon Lulin!

Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj ndanë momente të paharruara për publikun që i mikëpriti dhe duartrokiti gjatë performancës 30 minutëshe përmes së cilës u përçua bukur mesazhi i bashkimit shqiptar!

Në program u paraqitën edhe ansamblet e vendit: “Koha” nga Dinosha, “Dedë Gjon Luli” nga Tuzi si dhe Rugova” nga Kosova që e mbushën skenën me kolorit të jashtëzakonshëm të veshjeve, këngëve e valleve tona autoktone!

Për historikun e kryengritjes së Malësisë mbajti fjalim Dr.Muhamet Meta, anëtar i Akademisë së Arteve e Shkencave të Kosovës i cili e vlerësoi lartë figurën e heroit të popullit Dedë Gjon Luli!

Banner

Related posts

Vdekja e Vatë Marashit Dedvukaj – pinjollit të Dedë Gjon Lulit dhe amanetmbajtësit të një trashëgimie të shenjtë

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË NGUSHËLLIME TE FAMILJA OSMANI NË FSH.LADORISHTË

admin

“Kjo kërkesë nuk do të pranohet”! Kasami i përgjigjet Ali Ahmetit që kërkoi që zgjedhjet parlamentare të mbahen me ato lokale

Gjyla Halili