Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në një postim ka theksuar se po bëhen përpjekje për rikthimin e supremacisë etnike (shtetit monoetnik) duke rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit.
Kur përfaqësuesja e lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të vizitojë Ballkanin perëndimor, Maqedonia e Veriut nuk është në këtë agjendë, ka cekur Rina Ajdari.
Postimi i plotë:
Në kohën kur Evropa gjendet përpara sfidave serioze të sigurisë, përfaqësuesja e lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga dita e sotme deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut nuk ndodhet në agjendën e saj.
Një mesazh ky i qartë për të gjithë: Maqedonia e Veriut, që nga formimi i kësaj qeverie nuk është në agjendën e Bashkimit Evropian.
Arsyet: 1. Nuk flitet më për ndryshimet kushtetuese.
2. Politikat e mbrapshta në drejtim të mbajtjes gjallë të boshtit Shkup-Beograd-Moskë.
3. Ka regres të theksuar të proceseve, drejtësi selektive dhe mungesë të reformave.
4. Përpjekjet për rikthimin e supremacisë etnike (shtetit monoetnik) duke rrënuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit.
#përditshmëriavështirësohet