AKTUALE

Taravari në Ditën Botërore të Shëndetit: “Pa shëndet, as mençuria, as pasuria nuk vlejnë”

Banner

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke kujtuar rëndësinë jetike të shëndetit në çdo aspekt të jetës.

Duke u ndalur tek një thënie të lashtë nga mjeku Herofil, i njohur si babai i anatomisë, Taravari thekson:
“Kur mungon shëndeti, mençuria nuk duket, as arti nuk shfaqet, forca nuk mund të luftojë, pasuria bëhet e pavlefshme, zgjuarsia nuk përdoret dot…”

“Si neurolog, kam pasur rastin të njihem me veprën e tij, por këto fjalë më kanë lënë përshtypje të veçantë,” shkruan Taravari, duke shtuar thirrjen e tij për qytetarët: “Ruani shëndetin tuaj!”

Dita Botërore e Shëndetit shënohet çdo vit më 7 prill, dhe ka për qëllim të promovojë rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimit të sistemeve shëndetësore në mbarë botën.

Banner

Related posts

LSDM: Maksim Dimitrievski ka përfituar një banesë prej 97 metra katrorë për vetëm 2.500 euro

Gjyla Halili

Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen

Gjyla Halili

Dauti: VLEN-i në shërbim të VMRO-së dhe LSDM-së, kundër shqiptarëve

Gjyla Halili