AKTUALE

SHBA “Karadaku” mori pjesë në Marshin e Paqes “Bllaca 99”

Banner

Anëtarët e SHBA “Karadaku” iu përgjigjën pozitivisht ftesës “Marshi i paqes Bllaca 99”së ♻️Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ta përkujtuar njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit XX të shqiptarëve në Ballkan,.
🇦🇱Kjo ngjarje tregon për eksodin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Republika e Kosovës në drejtim të Maqedonisë së Veriut, tendencat sllavo-serbe për t`i shfarosur shqiptarët si dhe solidaritetin e pashoq të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
🇽🇰“Bllaca 99” është dhimbje, njëherit është edhe krenari për heronjtë dhe heroinat e heshtura, nënat dhe djelmoshat e vajzat shqiptare të cilët në hallin e tyre të mbijetesës ekonomike dhanë gjithçka nga vetja që sa të ekzistoj kjo botë të ketë Kosova REPUBLIKË.
🤝SHBA “Karadaku” i falënderohet të gjitha nënave, motrave, vajzave, djemve që në momentet jetike i qëndruan pranë vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova!

Banner

Related posts

“Pushteti po dridhet, është në përpëlitje”, Berisha mesazh Ramës: Po bën përpjekje të tmerrshme për të penguar pluralizmin, por opozita do triumfojë

admin

Palokaj: Në Ohër me rëndësi është pajtimi rreth marrëveshjes, nënshkrimet mund të vihen edhe më vonë

admin

Kush mund të përfitoj subvencion për rrymën në Maqedoni, shpallen kushtet

admin