AKTUALE

Vilson Sinishtaj: 6 prilli 1911 shënon guximin, trimërinë dhe sakrificën e burrave të Malësisë

Politikologu i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, e veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Vilson Sinishtaj, ka përkujtuar përvjetorin e kryengritjes së Malësisë duke e cilësuar si ndër ngjarjet më të lavdishme e më madhore atdhetare.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme e rrënjëve tona dhe e vendosmërisë për të mbrojtur atdheun, gjuhën dhe kombin tonë, ka shkruar Sinishtaj.

Postimi i plotë:

Urime 6 Prilli – Dita e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, 1911!
Sot përkujtojmë me krenari një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – Kryengritjen e Malësisë së Madhe, që kulminoj më 6 prill 1911.
Kjo ditë shënon guximin, trimërinë dhe sakrificën e burrave të Malësisë, të cilët me pushkë në dorë dhe shpirt të lirë, ngritën zërin kundër perandorisë osmane për liri, dinjitet dhe identitet kombëtar!
Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme e rrënjëve tona dhe e vendosmërisë për të mbrojtur atdheun, gjuhën dhe kombin tonë.
Lavdi dëshmorëve të Malësisë!
Rrnoftë Shqypnia!

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Bilall Kasami e shiti Monopolin një kompanie në Likuidim

Gjyla Halili

SHQIPTARËT NË STATEN ISLAND FESTUAN DITËN E FLAMURIT KOMBËTAR

Gjyla Halili

PS-ja kryeson në rezultatet e para nga zgjedhjet, Rama: Çfarë agimi ky sot!

Gjyla Halili