AKTUALE

Nik Gjeloshaj me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shoqatës ” Malësia e Madhe NY”: 30 vitet e ardhshme le t’ju sjellin të gjithëve juve edhe më shumë përparim, unitet dhe sukses!

Shfrytëzoj rastin që me shumë kënaqësi dhe admirim t’i dërgoj urimet më të ngrohta shoqatës “Malësia e Madhe NY” me rastin e 30-vjetorit të themelimit.

Për tre dekada, kjo organizatë e shquar ka qenë një qendër unifikimi për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke punuar dhe vepruar me vendosmëri për të avancuar mirëqenien e komunitetit si dhe për të ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e pasura kulturore shqiptare.

Shoqata “Malësia e Madhe NY” gjithashtu ka përfaqësuar edhe një urë lidhëse midis SHBA-së dhe Malësisë, duke forcuar lidhjet e parneritetit dhe bashkëpunimit mes popullit shqiptar dhe atij amerikan. Nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm, përpjekjeve lobuese si dhe përkushtimit të palëkundur, kjo shoqatë ka luajtur një rol kyç që zëri i shqiptarëve, zëri i Malësisë të dëgjohet tek adresat më të rëndësishme amerikane dhe botërore.

Gëzuar. 30 vitet e ardhshme le t’ju sjellin të gjithëve juve edhe më shumë përparim, unitet dhe sukses!

NGJ

Banner

Related posts

Toshkovski: Grubin do ta kthejmë në Maqedoni, do të gjejmë mënyra!

Gjyla Halili

Daniel Server i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Shqipja është zyrtare, mos krijoni më shumë probleme

Gjyla Halili

500 mijë euro në banesën e sanitares, Rozeta Dobi: Janë të Alda Klosit, Prokuroria po verifikon origjinën e parave

admin