AKTUALE

Ajradini nga Pde godet Mickoskin dhe Toshkoskin: Larg duart nga Drejtësia

Letër e Hapur Kryeministrit Hristijan Mickoski

I nderuar Kryeministër Mickoski,

Ne, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nuk kemi asnjë problem me popullin maqedonas. Përkundrazi, shumica e qytetarëve maqedonas kanë treguar se besojnë në vlerat e bashkëjetesës dhe respektit reciprok. Megjithatë, ajo që na shqetëson thellësisht është qasja e një segmenti të caktuar brenda partisë suaj, VMRO-DPMNE, konkretisht qëndrimet dhe veprimet e qeverisë suaj dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Toshkovski.

Nga 58 deputetët e VMRO-DPMNE-së, asnjë nuk ka guxuar të dalë me një qëndrim të vetëm për të dënuar padrejtësitë dhe për të kërkuar drejtësi të vërtetë. Heshtja e tyre është e barasvlershme me pajtimin dhe legjitimimin e një padrejtësie të rëndë: burgosjen e Kreshnikut, e cila është një akt politik dhe jo një vendim i bazuar në drejtësi të mirëfilltë.

Ne kërkojmë një sistem gjyqësor të lirë nga ndikimet politike dhe apelojmë ndaj jush që të mbani duart larg drejtësisë. Shteti ligjor nuk mund të ekzistojë nëse përdoret si mjet për të ndëshkuar kundërshtarët politikë apo për të krijuar ndasi etnike. Maqedonia e Veriut mund të ecë përpara vetëm mbi themelet e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim kombësie apo përkatësie politike.

Drejtësia nuk duhet të jetë privilegj për disa dhe ndëshkim për të tjerët.

Related posts

VMRO-DPMNE: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me mosbesim të votuar, në vend që të japin dorëheqje, arsyetojnë dënime me dy vite burg për vrasjen e një vajze të re në vijat e bardha

Gjyla Halili

Anketa nga ISP: Bujar Osmani kandidati më i pëlqyer për president, lë pas dy garuesit maqedonas dhe Taravarin

Gjyla Halili

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Gjyla Halili