AKTUALE

BDI: Maqedonia mbeti jashtë aleancës ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci! Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij

Nga BDI pyesin se përse Maqedonia e Veriut nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, përcjell TV21. Thonë se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin, ndërkaq shtojnë se ministrat e qeverisë aktuale shihen në evenimente të ambasadave ruso-kineze.
Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s? Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale. U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit? Në një moment kritik për sigurinë rajonale, kur aleatët tanë euroatlantikë po forcojnë mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të kundërt. Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij. Ndërsa qeveritë e rajonit lëvizin qartë drejt vlerave euroatlantike, disa ministra të kësaj qeverie janë mysafirë të rregullt në pritjet e ambasadave ruso-kineze, ndërsa të tjerë marrin pjesë në ceremoni shtetërore që janë haptazi kundër NATO-s, aleancës ku ne jemi anëtarë me të drejta të plota. Pse hesht VLEN?”, thonë nga BDI.

Related posts

“Fronti Europian”, nis rrugëtimin nga Likova, hapet shtabi lokal

Gjyla Halili

Vendimi për zjarrin në Spitalin Modular/ Besimi: Nuk e kam të qartë aktvendimin, jam i pafajshëm

admin

Nga problemet me artritin te parandalimi i diabetit, ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër

admin