AKTUALE

Isen Shabani: Dua që Aleanca për Shqiptarët të jetë bashkë, duam që shqiptarët të jenë bashkë!

Në mbledhjen e kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, që mori pjesë edhe Isen Shabani, tha se me kryetarin Arben Taravari por edhe të tjerët u diskutua që Aleanca për Shqiptarët të jetë sa më e bashkuar, që siç tha, sot ranë dakord që të eliminohen të gjitha dilemat dhe të vazhdojnë që partia të jetë e bashkuar. Shabani tutje tha se, po përpiqen ta bëjnë atë që Aleanca ka qenë në të kaluarën.

“Sot patëm takim me kryetarin dhe biseduam çështjen që unë me muaj me radhë kam paraqitur çdo paraqitje time televizive që Aleanca duhet të jetë sa më e bashkuar, në veçanti në situatat e fundit që përmendi edhe kryetari. Përpos subjekteve politike, edhe shqiptarët duhet të jetë që të bashkohemi të gjithë dhe kjo ka qenë ide që sot ta bisedojmë edhe më gjerësisht në Kuvend. Unë kam biseduar me degën e Vrapçishtit, pothuajse të gjithë janë gati. Sot mora guximin dhe ashtu ramë dakord që t’i eliminojmë të gjitha dilemat dhe të vazhdojmë që Aleanca të jetë sa më e bashkuar”, tha Shabani.

Related posts

ZZHTI: Kompania turke Xhagataj Kablo do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit me ndërtimin e një objekt të ri

Gjyla Halili

Fronti Evropian në krizë gjasa maksimale për shkëputje të deputetëve!

Gjyla Halili

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Gjyla Halili