AKTUALE

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe lider i Lëvizjes URA, ka reaguar pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë.

Abazoviq ka deklaruar se autoritetet malazeze mbështesin këtë projekt, dhe sipas tij, qëllimi është të zhduket Ulqini dhe shqiptarët. Ai e cilësoi këtë proces si jashtëzakonisht jotransparent, shkelës të ligjit dhe Kushtetutës, duke shtuar se pas tij qëndron një korrupsion i madh.

“Ne jemi të bashkuar në Ulqin për të mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë,” tha Abazoviq.

Ai theksoi se partitë që mbështesin këtë projekt kanë dy mundësi: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. “Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe dhe jam i bindur se do të arrijmë të mbrojmë Ulqinin tonë,” përfundoi Abazoviq.

Banner

Related posts

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare

Gjyla Halili

KSHZ: Fronti Europian në epërsi me 108.114 të votave ndaj VLEN-it me rreth 86.375 të votave

Gjyla Halili

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Gjyla Halili