AKTUALE

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe lider i Lëvizjes URA, ka reaguar pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë.

Abazoviq ka deklaruar se autoritetet malazeze mbështesin këtë projekt, dhe sipas tij, qëllimi është të zhduket Ulqini dhe shqiptarët. Ai e cilësoi këtë proces si jashtëzakonisht jotransparent, shkelës të ligjit dhe Kushtetutës, duke shtuar se pas tij qëndron një korrupsion i madh.

“Ne jemi të bashkuar në Ulqin për të mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë,” tha Abazoviq.

Ai theksoi se partitë që mbështesin këtë projekt kanë dy mundësi: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. “Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe dhe jam i bindur se do të arrijmë të mbrojmë Ulqinin tonë,” përfundoi Abazoviq.

Banner

Related posts

𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊Ë𝐒𝐈𝐀 𝐅𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐋𝐀𝐌𝐄 𝐍Ë 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐉𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐌𝐒𝐇𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐗𝐇𝐀𝐌𝐈𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐙𝐕𝐈𝐂Ë𝐑

Gjyla Halili

Top-Shqip.mk sjell urimin për Pashkët: Dritë për kombin, krenari për shqiptarët

Gjyla Halili

Avziu: Shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së

Gjyla Halili