AKTUALE

Takimi i radhës i Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sonte me Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas.

Banner

Shefi i Shtabit Politik për qytetin e Gostivarit, z.Talat Xhaferi, zhvilloi një takim informativ dhe koordinues, ku u diskutua për angazhimin e rinisë dhe gruas në aktivitetet politike të BDI-së. U theksua rëndësia e përfshirjes aktive të këtyre grupeve në organizimin e aktiviteteve dhe forcimin e strukturave të partisë.

Në këtë takim edhe një herë u përcoll porosia për drejtësi jo selektive me rastin e tragjedisë së Koçanit andaj rinia e BDIsë në Gostivar kishte aksion sensibilizues në shenjë solidarizimi të bashkëpartiakëve tanë Kreshnik Bekteshit dhe Bekim Maksutit që padrejtësisht po mbahen në paraburgim.

Pjesëmarrësit ndanë mendime dhe sugjerime për rritjen e angazhimit të rinisë dhe gruas, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë. Një nga iniciativat e Forumit Rinor, e cila u theksua gjatë takimit, ishte veshja e maicave me mbishkrimin “Drejtësi – E vetmja rrugë drejt qetësisë”, në solidarizim me arestimet e fundit dhe me drejtësinë selektive që po zhvillohet në shtet. Ky akt shpreh angazhimin e rinisë për të luftuar për një drejtësi të barabartë dhe për një sistem të drejtë.

Aktivitetet politike do të vazhdojnë, duke u fokusuar në rritjen e përfshirjes dhe angazhimit të rinisë dhe gruas në jetën politike dhe shoqërore

Banner

Related posts

Kjo është mosha e personave që humbën jetën në Koçan

Gjyla Halili

Rasti “Monstra” do të ankimohet në Strasburg

Gjyla Halili

Zgjedhja e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Gjykata arriti të ketë trupë të plotë, i urojmë suksese

admin