Të dashur qytetarë të Çairit
Sot, në prani të përfaqësuesit të Këshillit Vendor “Fushë Tophana”, Valon Veliu dhe pas konsultimeve me Kryetarin, kryesinë dhe strukturat tjera organizative, kam kënaqësinë të emëroj z. Shaqir Sulejmani si Shef i Shtabit Politik të këtij Këshilli Vendor.
Z. Sulejmani – inxhinier i diplomuar, një profesionist me mbi 15 vjet përvojë në fushën e teknologjisë informative dhe administratës publike.
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme duke punuar me kompani të mëdha ndërkombëtare dhe institucione publike si Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Media, Kryqi i Kuq, si dhe me kompani prestigjioze si Gerresheimer, Dauti Komerc e të tjera.
Përvoja e tij si administrator sistemesh, zhvillues webi, dhe udhëheqës projektesh e ka pajisur me aftësi të jashtëzakonshme në menaxhim, komunikim dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale.
Ai është i njohur për qasjen e tij të përkushtuar, integritetin personal dhe aftësinë për të bashkëpunuar ngushtë me komunitetin.
Shaqiri ka qenë gjithashtu aktiv në jetën politike dhe shoqërore të lagjes, duke kontribuar për një Fushë Tophanë më të rregullt, më të zëshme dhe më të mirëpërfaqësuar në strukturat vendimmarrëse.
Me këtë emërim, ne synojmë të forcojmë strukturën tonë organizative në terren, duke e kthyer Këshillin Vendor “Fushë Tophana” në një pikë kontakti të përhershëm, efektiv dhe të hapur për çdo qytetar të kësaj lagjeje.
Shaqiri është këtu për t’ju dëgjuar, për të bashkëpunuar me ju, dhe për të sjellë zgjidhje konkrete për hallet e përditshme të komunitetit tonë.
I urojmë sukses në këtë detyrë me përgjegjësi dhe i dëshirojmë shumë suksese në misionin e tij të ri!