AKTUALE

Nik Gjeloshaj uron ditën e Komunës së Ulqinit

Përfitoj nga rasti që të gjithë qytetarëve të Ulqinit t’u dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit.

Jemi krenarë që si Forum Shqiptar po punojmë dhe veprojmë në favor të zhvillimit të Ulqinit dhe ngritjes së standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve, pa dallime. Në këtë aspekt, me përpjekjet e kuadrove të Forumit Shqiptar në Qeveri kemi siguruar më shumë se 36 milionë euro për zhvillimin e Ulqinit dhe promovimin e projekteve kapitale.

Kemi vepruar me vendosmëri dhe kemi mbrojtur çdo cep të Plazhit të Madh.
Ne kemi siguruar që përmes miratimit të përfundimeve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, plazhet tona do të jenë edhe në vazhdim një pasuri në duart e qytetarëve tanë, dhe asnjë projekt nuk do të mund të zhvillohet pa pëlqimin e Komunës dhe që çdo proces do të mbahet në një atmosferë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Ne gjithmonë do të angazhohemi për zhvillimin dhe avancimin e Ulqinit, si kryeqendër e shqiptarëve në Mal të Zi, me planet dhe projektet ekzistuese që kemi ofruar dhe me investitorë të besueshëm dhe të interesuar.
Qytetarët e Ulqinit meritojnë më të mirën, dhe ne në Forumin Shqiptar jemi të vendosur për të mbrojtur interesat dhe të punojmë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ulqinit, tani dhe përgjithmonë.

Gëzuar Ditën e Komunës!

Nik Gjeloshaj,

Related posts

“Fronti për Europë” përqafohet nga të gjithë, përveç VMRO-së, Levicës dhe satelitet e tyre

admin

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Makinat elektrike, luks i shtrenjtë për Maqedoninë e Veriut

admin