Sot, 04 prill (e premte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim ef. Iseni, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzlla Sadiki dhe përgjegjësi i administratës, Mr. Fati Azizi, priti në kabinetin e tij ambasadorin e ri të Bashkimit Europian, Sh.T. z. Michalis Rokas, i shoqëruar nga përfaqësuesi i sektorit politik, z. Goncalo Quitero si dhe përkthyesja e ambasadës së BE-së.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, fillimisht në emrën e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, e falenderoi për vizitën ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Shkup, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në mandatin e tij.
Më pas Reisul Ulema e njoftoi ambasadorin rreth organizimit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së si një kategori kushtetutare, duke i dhënë një pasqyrë gjenerale mbi rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion në këtë vend dhe më gjerë.
Reisul Ulema theksoi se në të kaluarën kemi pasur bashkëpunim të mrekullueshëm me ambasadën e Bashkimit Europian, të cilin bashkëpunim shpresojmë që ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen, duke qenë se jemi të orientuar drejt zhvillimit të tolerancës fetare dhe arritjes së vlerave bashkëkohore të cilat do të na ofrojnë më tepër drejt integrimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Mes tjerash, në fjalën e tij,Reisul Ulema ritheksoi shqetësimin e tij mbi disa problematika me të cilat ballafaqohet Bashkësia Fetare Islame e RMV dhe përpjekjen për t’i zgjidhur ato nē mënyrë më të mirē.
Në anën tjetër Ambasadori Rokas, e falenderoi Reisul Ulemanë për pritjen madhështore duke theksuar se ndjehet jashtzakonisht i kënaqur që ka mundësinë që të takohet me lider të këtyre përmasave. Ambsadaroi theksoi se Bashkimi Europian, ka dhënë kontribut të madh në ofrimin e nidhmës shteteve të ballkanit e në veçanti Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që ti shmangin pengesat të cilat pamundësojnë hyrjen në BE. Në vazhdim, ambasadori riafirmoi qëndrimin e Bashkimit Europian për të qenë një bashkëpuntore e ngushtë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, duke theksuar se zyrat e ambasadës së BE-së janë gjithmonë të hapura për ju, duke theksuar se ishte një takim miqësor dhe se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Zyrat e BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Ambasadori Michalis Rokas u dakorduan në thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në veçanti në projekte të sferës fetare, edukative, kulturore, shkencore dhe humane.
Në fund Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai Ambasadorit Rokas në shenjë urimi për funkcionin e lartë dhe mirëseardhjeje i dhuroi një plaketë dhe letërnjoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.
next post