AKTUALE

Mision për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, Belanger: Gazetarët punojnë në interes të publikut

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, njoftuan për përmirësimin e të drejtave profesionale dhe kushteve të punës së gazetarëve, të cilët duhet të punojnë në një mjedis të lirë mediatik, pa presione dhe kërcënime për të garantuar funksionimin e proceseve demokratike në Maqedoni. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Belanger, deklaroi se gazetarët punojnë në interes të publikut, dhe se demokracia duhet t’u mundësojë të punojnë në kushte të mira. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, Pavle Belovski, foli për luftën për të drejtat e punës. Ekspertja e Ligjit për Median Deirdre Kevin theksoi nevojën për të zhvilluar legjislacion krejtësisht të ri për median.
Temat kryesore për të cilat është biseduar në takimet që kemi pasur mundësi t’i realizojmë me institucionet relevante, por edhe me kolegët tanë, redaksitë, janë veçanërisht kushtet e punës në të cilat ata punojnë, në redaksitë poashtu edhe në terren”, shtoi Pavle Bellovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve.

“Kurrë mos harroni se gazetarët punojnë në interes të publikut, mos harroni kurrë se gazetarët punojnë në interes të qytetarëve të vendit të tyre. Asnjëherë mos të harrojmë se gazetarët punojnë në interes të demokracisë në kohën kur Maqedonia e Veriut po bëhet gati të integrohet në Evropë”, tha Anthony Belanger.

Duke pasur parasysh se ligji është në përputhje me standardin e Këshillit Europian dhe me legjislacionin evropian me të gjitha standardet që kanë të bëjnë në miratimin e mediave. Është e rëndësishme që të gjitha ligjet e caktuara të jenë të mbështetura me prova, pra gjatë hartimit të ligjit ne propozojmë dhe në analizën tonë i drejtohemi të gjitha dokumenteve që disponojmë, studimeve për të drejtat e punës dhe kushtet e punës dhe punës së gazetarëve”, shtoi Deirdre Kevin, eksperte e Medias.

Related posts

Në Qeveri ngjarje për perspektivat evropiane dhe zhvillimin cilësor të bashkësisë rome në Maqedoninë e Veriut

admin

SPB-Tetovë jep detaje për ngjarjet në Myftininë e Tetovës

Gjyla Halili

VLEN: Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën të ndërrojnë mendje!

Gjyla Halili