AKTUALE

Tarifat e Trump, çmimi i iPhone mund të shtrenjtohet si asnjëherë më parë!

Banner

Vendet rreth botës kanë kërcënuar se do të fillojnë një luftë tregtare me Shtetet Bashkuara të Amerikës, derisa tarifat vendosura nga president, Donald Trump, rrisin pritshmëritë për një përgjigje globale dhe një rritje drastike të çmimeve për shumë produkte në tregun më të madh në botë të konsumit, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo mund të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë për të gjitha produktet nga kanabisi deri tek Iphone. Një iPhone i ri tani mund të kushtoj afër 2,300 dollarë nëse Apple e shpërndan koston te konsumatorët, sipas parashikimeve nga Rosenblatt Securities.

Tarifat e njoftuara nga Trumpit të mërkurën kanë nxitur rënie në tregjet financiare dhe janë dënuar nga liderët botëror që e quajtën si fundi i një epoke të gjatë me dekada të liberalizimit të tregut.

Banka investuese JP Morgan ka deklaruar se tani sheh një shans 60% që ekonomia globale të hyjë në recesion deri në fund të vitit, nga 40% sa ishte më herët.

Tarifat e SHBA-së janë barrierat më të mëdha ekonomike në më shumë se një shekull, një bazë tarifore për 10% në të gjitha importet dhe tarifa më të larta ndaj shumë vendeve të tjera.

Banner

Related posts

Lloga realizoi takim me kryetarin e EURODREJTËSI-së, Ladislav Hamran në Hagë

Gjyla Halili

Pendarovski: Jam presidenti i parë që ka emëruar një femër në krye të ushtrisë

Gjyla Halili

Sot ditë zie në Shqipëri në nder të Fatos Nanos

Gjyla Halili