AKTUALE

BDI: Kryeministri pranon kapjen e shtetit: “Ligji im” mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit

Banner

Shqetësuese dhe skandaloze është deklarata e Kryeministrit sot në Parlament, i cili në arrogancën e tij, konfirmoi publikisht atë që qytetarët tashmë e dinë: shteti është i kapur!

Në vend të sundimit të ligjit, ka vetëm një ligj – “ligji i tij”, ligji i partisë që ka uzurpuar institucionet dhe që e trajton shtetin si pronë private.

Në vend që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, Kryeministri deklaroi hapur se ai vetë vendos mbi të drejtën dhe drejtësinë, duke shkelur parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ky është një pranim i hapur se shteti nuk funksionon më sipas normave ligjore, por sipas vullnetit të një partie që i dikton gjithçka institucioneve.

Sot, Kryeministri e tha qartë: nuk ka shtet, nuk ka kushtetutë, nuk ka ligje – ka vetëm vendime arbitrare të një partie që ka kapur çdo institucion.

E ndërkohë që Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për parandalimin e tragjedisë në Koçan, bën parada në liri, ish-Ministri i Ekonomisë ndodhet në burg pa asnjëherë të ketë shkuar në Koçan.

Ky është një shembull i pastër i drejtësisë selektive dhe kapjes së institucioneve.

Kryeministri e konfirmoi sot me gojën e tij: shteti është i kapur!” – thonë nga BDI.

Banner

Related posts

Forumi në Prishtinë/ Kryeministri Xhaferi në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani

Gjyla Halili

“Riaktivizohet sa herë rilindja është në krizë”, Meta: Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA

admin

MPJ njofton: Shtetasit e Maqedonisë janë larguar nga zona e goditur nga tërmeti

admin