AKTUALE

Ndahet nga jeta ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa

Banner

Kinematografia shqiptare është në zi! Margarita Xhepa, një nga ikona shqiptare të filmit dhe teatrit është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976). (A2 Televizion)

Banner

Related posts

Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës

admin

Takim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorë nga vendet anëtare të BE-së: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është realitet, mbështetje për hapin e ardhshëm

admin

Bruno Çeka: Universitetet shqiptare në RMV të ruajnë identitetin kombëtar, federalizimi si zgjidhje

Gjyla Halili