AKTUALE

EDHE HYDAJET HYSENIT SIKUR FAIK REXHEPIT, T’I NGRITET SHTATORE NË PRISHTINË

Hydajet Hyseni,
Udhëheqësi më i madh ilegal shqiptar në Kosovë e Vise, duke mbajtur fjalim më 1 Prill 1981, para Komitetit Krahinor të LKJ-së në Prishtinë!
Fjalimi që e ka mbajtur ne Prishtinë, më 1 Prill 1981, Udhëheqësi më i madh ilegal shqiptar i atyre viteve dhe përsoni më i kërkuari nga ish-jugosllavia Hydajet Hyseni, ishte ngjarja më e madhe historike dhe më e shënuara në daljet publike, politiko-patriotike të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja në ish-Jugosllavi!

Faik Rexhepi,
Më 29 gusht 1990 kur delegacioni nga SHBA, i kryesuar nga Senatori Robert Joseph Dole erdhi në vizitë në Kosovë, njëri nga ata që kishin dalur ta prisnin ishte edhe Faik Rexhepi, i cili gjatë shpërndarjes së masës së qytetarëve, që ishin grumbulluar para Hotelit Grand në Prishtinë, nuk iku, por u ul këmbëkryq dhe qëndroi sypatrembur!

Hydajet Hyseni dhe Faik Rexhepi, janë dy figura e përsonalitete, që kanë të veçantat e tyre dhe të përbashkën e përafërt!

Hydajet Hyseni, ka qenë Sekretar Organizativ i Lëvizjes Politike Ilegale në Kosovë!
Ka mbajtur fjalim dhe ka drejtuar lëvizjen dhe një popull të tërë, në demonstraten masovike të 1 Prillit 1981 në Prishtinë!
Ish i burgosur politik, i denuar me 15 vite burg!
Figurë e madhe kombëtare dhe personalitet i shquar, me kontribute të mëdha në të gjitha fushat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Faik Rexhepi nga Lugina e Preshevës, inxh. i kimisë, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës!
Pjesmarrës në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë!
I punësuar Inxh. në Feronikel në Drenas!
Atdhetar dhe pjesmarres në Demonstratën e 29 Gushtit 1990 në Prishtinë!

Hydajet Hyseni, ka kryer akt të lartë atdhetar e patriotik, duke mbajtur fjalimin historik në Qendër të Prishtinës, nuk ka shtatore duke mbajtur fjalim para Komitetit Krahinor të Prishtinës të LKJ-së?
Faik Rexhepi, ka kryer akt të lartë atdhetar e patriotik, duke qëndruar ulur në demonstratën popullore, përballë policisë serbe në Qendër të Prishtinë, ka shtatore aty ku ka qëndruar ulur!

Faik Rexhepit i është ngritur monumenti sa ishte gjallë!

Propozoj që edhe Hydajet Hysenit, ngjashëm sikur Faik Rexhepit, t’i ngritet Shtatorja e derdhur në bronz duke mbajtur fjalim me Megafon , në Prishtinë, para ish – Selisë së Komitetit, ashtu sikur ju ngrit shtatorja Faik Rexhepit, ulur, aty ku ishte gjatë Demonstratës para Grandit!

I kërkoj Hydajet Hysenit pubilikisht, ta pranojë propozimin tim për ngritje të Shtatores, ngjashëm sikur pranoi Faik Rexhepi sa ishte gjallë!

I kërkoj Hydajet Hysenit publikisht, të mos e kundërshtojë propozimin për ngritje të Shtatores, ngjashëm sikur nuk e kundërshtoi Faik Rexhepi sa ishte gjallë!

Kërkoj nga Shoqata e ish- të Burgosurve Politik Shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja në ish- Jugosllavi, respektivisht nga Kryetari Shefik Sadiku, dhe nga Shoqëria “Lëvizja” respektivisht nga Kryetari Xhevat Bislimi, jo vetëm ta përkrahin këtë propozim, por edhe të angazhohen e të koordinohen konkretisht për të drejtuar kërkesën te Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, dhe në institucionet tjera shtetërore, për derdhjen e shtatit të Hydajet Hysenit në bronz me Megafon, dhe vendosjen e Shtatores së Tij në Prishtinë, aty ku e ka mbajtur fjalimin historik, më 1 Prill 1981!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Prill 2025!

Related posts

Specializantët privat në protestë për paga më të larta dhe rregullim të statusit të punës

Gjyla Halili

Delegacion parlamentar në vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg

admin

VLEN në Veles, bartësi i listës në njësinë 3 takime me qytetarët

Gjyla Halili