AKTUALE

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj takimit të paralajmëruar për nesër mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryetarit të sapozgjedhur të LSDM-së, Venko Filipçe.

Banner

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, ka reaguar ashpër ndaj takimit të paralajmëruar për nesër mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryetarit të sapozgjedhur të LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, ky takim është një konfirmim i platformës “Maqedonia përsëri e jotja”, duke e cilësuar atë si një qasje ekskluzivisht monoetnike në vendimmarrjen politike.

“Kur ishte ministër i Shëndetësisë, Filipçe u cilësua nga vetë VMRO-ja si ‘Ministër i vdekjes’. Sot, ai takon Mickoskin në një takim që duket më shumë si një koordinim i dy forcave maqedonase për të ndarë pushtetin mes tyre, duke anashkaluar faktorët e tjerë politikë në vend,” ka deklaruar deputeti.

Ai gjithashtu theksoi se zgjedhja e Filipçes si kryetar i LSDM-së dhe veprimet e tij të para në këtë post konfirmojnë rikonfigurimin e një politike ekskluzivisht maqedonase, pa marrë parasysh pluralizmin etnik të vendit.

Ky reagim vjen në një kohë kur partitë shqiptare ende nuk e kanë qartësuar pozicionin e tyre në raport me zhvillimet e fundit politike, ndërsa takimi mes Mickoskit dhe Filipçes pritet të ndikojë në negociatat për qeverinë e ardhshme.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përgëzon Lladrovcin për fitore

Gjyla Halili

Micotakis: Edhe pse nuk isha dakord me Marrëveshjen e Prespës, duhet ta respektoj, tani të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe nga qeveria e re në Shkup

Gjyla Halili

Tërmeti shkatërrues, NATO, BE dhe më shumë se 40 vende i ofrojnë ndihmë Turqisë

admin