AKTUALE

23 shoqata shqiptare i kërkojnë Trump që Shtëpia e Bardhë të festojë 28 Nëntorin

Banner

Kongresistja Nicole Malliotakis ka paraqitur pranë Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara kërkesën e një grupi organizatash shqiptaro-amerikane që Shtëpia e Bardhë të njohë edhe 28 Nëntorin si Ditën Shqiptare të Pavarësisë.

Nisma u mor nga veprimtari i palodhur Naser Nika dhe u mbështet një nga numër i madh organizatash dhe institucionesh shqiptare, emrat dhe kryetarët e përfaqësuesit përkatës të tyre që kanë firmosur mund t’i gjeni në foton shoqëruese, të botuar nga gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”, në New York.

“Ju njoftoj me ekzaltim se letra me kërkesën për të festuar Ditën Shqiptare të Pavarësisë është dorëzuar në Zyrën Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkua!”, shkruan Nika në deklaratën për komunitetin. “Një falenderim i madh i shkon kongresistes Nicole Malliotakis që ia dorëzoi drejtpërdrejt Presidentit”.

“U jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithë shoqatave shqiptare bashkënënshkruese që u bashkuan dhe hartuan së bashkë këtë letër të rëndësishme. “Ky është një hap i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe tani mesazhi është në duart e zyrës më të lartë të vendit”, shkruan veprimtari Naser Nika.

Pak ditë më parë, Presidenti Donald Trump nderi festën kombëtare të Greqisë dhe me këtë rast takoi disa përfaqësues të komunitetit greko-amerikan. Gjatë këtij takimi, Arqipeshkopi grek Elpidoforos i Amerikës i dhuroi Presidentit Trump një kryq të artë dhe e krahasoi me Konstandinin e Madh, perandorin ilir të Romës së Lashtë që e bëri krishtërimin fe zyrtare.

Për koinçidencë, kongresistja republikane Malliotakis është greko-amerikane dhe shqiptarët preferonin kandidatin e tyre republikane Marko Kepi që të zgjidhej nga ajo zonë. Por që nga zgjedhja në Kongresin Amerikan, kongresistja Malliotakis ka vendosur marrëdhënie të mira bashkëpunimi me komunitetin tonë dhe veç të tjerash ka premtuar të ndihmojë edhe me këtë kërkesë./Illyria/

Banner

Related posts

REISUL ULEMA I BFI U PRIT NGA SEKRETARI GJENERAL I LIGËS BOTËRORE ISLAME NË MEKË DR MUHAMED ABDULKERIM EL ISA

admin

Grubi : Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Gjyla Halili

Taravari: Nëse shkojmë me BDI-në nuk kemi çfarë kërkojmë në Qeveri

Gjyla Halili