AKTUALE

Zgjerohen grindjet brenda koalicionit qeverisës! Pas pakënaqësive në VLEN, grinden edhe Milloshoski dhe Fillkovi

Banner

Zgjerohen grindjet brenda koalicionit qeverisës. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në intervistë në Telma dërgoi kritika të hapura ndaj ministrit të drejtësisë, Igor Fillkov, i cili është nga radhët e ZNAM. Tha se ai ka kapacitet të dobët për tu përballur me reformat në gjyqësor.

Deklarata e tillë e Milloshoskit shkaktoi reagim të ministrit Fillkov. Ai përmes një kumtese e quajti Milloshoskin kusur të Gruevskit, se ka kontribuar në, siç ka theksuar, krijimin e sistemit kancerogjen të drejtësisë, ndërsa ia numëroi edhe disa afera.

Kryeministri Mickoski në përpjekje për të qetësuar situatën e tensionuar, thotë se që të dy kanë pasur ditë të keqe.

Tensione ka edhe brenda koalicionit VLEN. Edhe pse Mickoski pohon se Qeveria është e qëndrueshme, kohët e fundit vazhdimisht e më qartë po del në pah se ka keqkuptime serioze mes ministrit të shëndetësisë, Arben Taravarit dhe liderët e tjerë të koalicionit.

Ministri Taravari këto ditë deklaroi se është në komunikim me BDI-në, përderisa liderët e tjerë mohuan se janë në kontakt me partinë e Ahmetit. Taravari tha se më 6 prill organet partiake do të sjellin vendim nëse në zgjedhjet lokale do të shkojnë bashke me koalicionin VLEN apo do të marrin pjesë vetë.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Me mobilizim dhe besim, Buteli do të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare

Gjyla Halili

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Gjyla Halili

Bekteshi: RMV ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit

admin