AKTUALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj: Zëri i studentëve shqiptarë duhet të dëgjohet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedonisë së Veriut dhe kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në procesin e provimit të jurisprudencës.

Përmes një reagimi publik, Hoxhaj theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe se të drejtat e tyre gjuhësore nuk duhet të vihen në diskutim.

“Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtës së tyre për gjuhën shqipe. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe zëri i studentëve duhet të dëgjohet, ndërsa e drejta në përdorimin e gjuhës shqipe të jetësohet”, thuhet në reagimin e tij.

Hoxhaj vlerësoi se mbrojtja e gjuhës amtare është pjesë e respektimit të të drejtave themelore dhe standardeve demokratike, duke kërkuar që institucionet të dëgjojnë kërkesat e studentëve shqiptarë.

Ja postimi plotë:

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtës së tyre për gjuhën shqipe. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe zëri i studentëve duhet të dëgjohet, ndërsa e drejta në përdorimin e gjuhës shqipe të jetësohet!

Banner

Related posts

Mali i Zi ktheu mbrapsht aeroplanin me serbë, tash Serbia kthen në kufi qytetarët malazezë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Mos publikimi i pamjeve i shërben Ivan Stoilkoviqit

Gjyla Halili

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve të RMV-së

admin