Njëzëri të gjithë pro dhe askush kundër, për rritjen e pagës minimale në 500euro. Sindikatat e Maqedonisë me seancë publike para Kuvendit, u dërguan mesazh deputetëve që të marrin vendim për ngritjen e pagës minimale.
Sllobodan Trendafilov, përpara deputetit, shtroi pyetje:
SLOBODAN TRENDAFILOV – LSM
“Kemi një pyetje personale, a është Brane në punë, apo jo”?
Marshi I protestës vazhdoj drejt Odës Ekonomike ku gjithashtu u dërguan mesazhe.
“ Nga unë të nderuar keni një porosi ……(britma), rriteni pagat për shkak se skemi shtet rezerv, do të shkoni ju prej Maqedonie jo ne”.
Protesta nuk do të përfundoj me kaq – paralajmëruan sindikatatat. Sipas tyre, herave tjera më të zëshëm nëpër rrugë, trotoare dhe gjithkund.
“Kërkesa tani është për 500, rradhës tjetër edhe 600, 700, ne këtu nuk do të ndalemi të jeni të sigurt. Zëri joti Do të jemi nëpër, rrugë, trotoare, sheshe, herës tjetër do të jemi ende më të zëshem”.
Ndërsa Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi thotë se është formuar komision për të përcaktuar përfaqësimin e sindikatave, që sindikatat mos të shprehin kërkesat e tyre në rrugë. E drejte e secilit është të protestoj tha ministri Durmishi.
BESAR DURMISHI- MINISTËR I EKONOMISË
“Ne si qeveri kemi formuar komision për të përcaktuar përfaqësimin e sindikatave dhe ai komision tashmë është duke punuar. Sapo të përcaktohet se cila sindikatë është përfaqësuese, do të thërras seancën e Këshillit Socio-Ekonomik (KSE). Aty sindikatat duhet të shprehin kërkesat e tyre, jo në rrugë”.
Për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë, Durmishi tha se vendimi është marrë në përputhje me ligjin, me të cilën janë respektuar të gjitha palët e interesuara, gjegjësisht sindikatat dhe punëdhënësit.
Protesta e Sindikatave përfundoi përpara Qeverisë, duke dhënë mesazhin e fundit “Ne nuk jemi këtu për të rrëzuar qeverinë, por për të rritur pagat”.
Sindikatat u bënë thirrje deputetëve që ta tërheqin, sic thanë, vendimin e jashtëligjshëm për konstatimin e lartësisë së pagës minimale duke shtuar se janë duke menduar edhe për organizimin e grevës së përgjithshme ose protestës.