AKTUALE

VLEN: BDI s’ka hallin e drejtësisë, por të vëmendjes mediatike

BDI luan rolin e viktimës përpara kamerave, por edhe këtë herë u kapën në mashtrim. Dorëzuan nismë për komision hetimor me vetëm 16 deputetë, ndërkohë që Kushtetuta kërkon së paku 20. Pra, ose nuk e dinë Kushtetutën, ose thjesht duan shoë mediatik!
E vërteta është e thjeshtë: BDI nuk e ka hallin e Kreshnik Bekteshit, as të drejtësisë për Koçanin. Ata qajnë vetëm për një gjë – vëmendjen që po u ikën çdo ditë!
Madje, nuk janë në gjendje as ta konsolidojnë grupin e vet parlamentar, të ashtuquajturin “Front Evropian”. Nga 18 deputetë që ka ky lloj Fronti arritën të sigurojnë vetëm 16 firma – kjo flet më shumë se çdo deklaratë për gjendjen e brendshme në këtë grupim. Kur s’mund t’i bindin as deputetët e vet, si mund të kërkojnë drejtësi publike?
E në këtë panik politik që po i kaplon çdo ditë, BDI është e gatshme të shkojë deri në fund – të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe të përpiqet të shkaktojë krizë politike, vetëm për të shpëtuar vetveten dhe për të shmangur përgjegjësinë që po e afrohet.
Ndërkohë, VLEN është e vendosur që e vërteta të mos manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë, jo vetëm për ato që BDI i përdor për propagandë – nga Llaskarca, spitali modular në Tetovë, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të luajë rolin e selektorit të dhimbjes dhe të drejtësisë!
Të jemi të qartë: VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedi. Por këtë e vendos drejtësia, jo BDI, jo politika!

Banner

Related posts

Shoqata Atdhetare “Kosova” falënderon Presidenten Osmani dhe Anton Qunin për bashkëbisedimin me diasporën në Amerikë

Gjyla Halili

Organizata Shqiptaro Amerikane në Takim me Delia Ramirez për të Drejtat e Shqiptarëve

Gjyla Halili

Mickoski: Vazhdon aksioni “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi”, ulen çmimet e mbi 600 produkteve për festat e Vitit të Ri

Gjyla Halili