AKTUALE

Ministri Mucunski për vizitë në Bruksel

Banner

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë në Bruksel, në kuadër të së cilës do të marrë pjesë edhe në takimin dyditor të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s.

Sot, në ditën e parë të vizitës, Mucunski do të flasë në ngjarjen “Zgjerimi i BE-së në epokën e re: perspektiva e Maqedonisë së Veriut” në organizim të Qendrës për Politikë Evropiane të Brukselit dhe do të ketë brifing me përfaqësues të tink-tenkeve të Brukselit kushtuar procesit vijues të integrimeve evropiane.

Siç bënë të ditur organizatorët e ngjarjes, është paraparë që Mucunski të flasë për situatën dhe perspektivat në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe t’i “zbardh pritshmëritë e vendit nga BE-ja lidhur me dosjen për zgjerim në këtë moment kritik gjeopolitik”.

Maqedonia e Veriut kërkon parashikim më të madh në këtë proces. Vendi plotësisht u harmonizua me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe e parashtroi Agjendën e Reformave për Planin e rritjes. Megjithatë, progresi i saj drejt anëtarësimit në BE vazhdon të pengohet nga instrumentalizimi i procesit të anëtarësimit nga ana e vendeve anëtare”, shtohet në paralajmërimin e ngjarjes në të cilën do të flasë ministri Mucunski.

Nesër dhe të premten, Mucunski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilin tema kryesore do të jenë situatat në Ukrainë, rritja e shpenzimeve për mbrojtje dhe roli i Aleancës në fuqizimin e industrisë së mbrojtjes.

Banner

Related posts

Veseli dhe Bexheti në Lubin të Sarajit: Punojmë me intenzitet në përmirsimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve më të mira për qytetarët

Gjyla Halili

DELEGACIONI I LARTË I BFI MERE PJESË NË KONFERENCËN E TRIDHJETË E GJASHTË TË KËSHILLIT TË LARTË PËR ÇËSHTJE ISLAME NË KAJRO

Gjyla Halili

Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Kosovë-Serbi

Gjyla Halili