AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Selver ef. Xhemaili: Gëzimi i fëmijëve është gëzimi ynë

“Bëjuni dhurata fëmijëve dhe edukoni mirë ato.”
— Hadith (Ibn Maxheh)

Duke iu referuar këtij amaneti të lartë, Myftinia e Tetovës, nën udhëheqjen e Myftiut, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemailit, edhe këtë vit u përkujdes për të gëzuar ata që i gëzohen më së shumti festës së Bajramit, fëmijët e shkollave të ndryshme me gjithësej 1050 pako bajrami të shpërndara në shkolla të ndryshme. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e tij: Hoxhë Nuhi ef. Ganiu, sekretari e Myftinisë Semir ef. Fazliji, referenti Muhamed ef. Berzati, si dhe drejtori i Standartit Hallall në BFI, Driton Dikena dhe imami i fshatit Kallnik, hfz. Omer ef. Dauti.

Dhuratat e parapara për festën e Bajramit u shpërndanë në disa shkolla, në prani të drejtorëve, mësuesve të cilët ngrohtësisht pritën këtë aktivitet, si dhe hoxhallarëve të fshatrave dhe zonave përkatëse. Ky aktivitet u realizua me pjesëmarrjen e imamëve dhe operativës së Myftinisë.

Nxënësit e shkollave të përfshira këtë vit:

– Liria (paralelja e fëmijëve me nevoja të veçanta)
– Istigbal
– Sellarcë
– Kallnik dhe Pallçisht
– Tenovë
– Odri
– Jazhincë
– Klinika e Pediatrisë – Tetovë
– Çerdhja te Stadiumi
– Brodeci

Allahu i shpërbleftë donatorët që u bënë pjesë e gëzimit të fëmijëve dhe mundësuan realizimin e këtij aktiviteti fisnik.
🌹

Banner

Related posts

Gjithçka gati për 4 Prill/ Hudhet gurthemeli për Korridorin 8, bëhu pjesë e historisë shqiptare (VIDEO)

admin

Trafiku zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të reshjeve të borës

Gjyla Halili

Zjarr në një nga anijet në Vardar

admin