AKTUALE

Takimi në Ambasadën e Kosovës me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, William De Baets

Banner

Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, pata kënaqësinë të takoj ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kroaci, z. William De Baets, në Ambasadën e Kosovës. Gjatë këtij takimi, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në rajon, me theks të veçantë në çështjet e sigurisë në Kosovë.

Ambasadori De Baets shprehu interes të veçantë për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Kosova në kontekstin e stabilitetit rajonal. Diskutimi jonë u fokusua edhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë.

Një nga temat kryesore të takimit ishte marrëveshja trepalëshe ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën ambasadori De Baets shfaqi interes të veçantë. Diskutuam për rëndësinë e këtij partneriteti strategjik në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e sigurisë mes këtyre tri vendeve, duke krijuar një bosht stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor.

Ky takim nënvizoi edhe një herë angazhimin e Belgjikës në mbështetjen e Kosovës dhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për rajonin.

Banner

Related posts

Pendarovski a do të rikandidohet për president?

admin

Bdi në Kumanovë takim koordinues me Këshillin Vendor të fshatit Llopat.

Gjyla Halili

Grubi takon ambasadorin Markush: Përkrahje nga Slovakia në rrugën e integrimit europian

admin