AKTUALE

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë viziton Myftininë e Tetovës me rastin e Fitër Bajramit

Myftinia e Tetovës mirëpriti një vizitë zyrtare nga përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Departamenti i Parandalimit inspektorët e pamvarur z. Mernush Ferat dhe Srebre Vaneski. Të pranishmit u mirëpritën nga Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili.

Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional me rastin e festës së Fitër Bajramit, u bisedua rreth koordinimit të ndërsjellë për Festën e Fitër Bajramit dhe mbi rëndësinë e respektimit të rendit, qetësisë dhe dinjitetit të festës së Fitër Bajramit, si dhe nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional për të garantuar siguri, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë gjatë kremtimit të festimeve.

Myftinia e Tetovës falënderon përfaqësuesit e SPB-së për këtë vizitë vëllazërore dhe urimet e tyre me rastin e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar një bashkëpunim të frytshëm në të mirë të qytetarëve dhe harmonisë ndërfetare.

Shërbimi për informim pranë Myftinisë së Tetovës.

Banner

Related posts

Gashi: Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët

Gjyla Halili

Nuk e di cili është mesazhi që MPB ngriti procedurë ndaj meje, ose ndoshta se e kam emrin Fatmir, thotë kryetari i Kërçovës

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË KRYETARIN E KBI-së PEJË PROF MUSLI ARIFAJ EDHE IMAMIN E MIRËNJOHUR PROF XHELAL KALOSHIN.

Gjyla Halili