Më 27 Ramazan / 27 Mars (e enjte), delegacioni i komisionit qendror të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, vizitoi xhematin e Muftinisë së BFI – Ohër.
Komisioni u mirëprit në sofrën e begatë të iftarit nga Muftiu i Muftinisë së BFI – Ohër, H. Samet ef. Ajdari me stafin e tij administrativ.
Muftiu shprehi falenderimet e tija thella në adresë të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për angazhimin e tij të vazhdueshëm për të qenë gjithmonë afër besimtarëve e në veçanti përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai, i shoqëruar Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Ohërit H. Samet ef. Ajdari, Ambasadorini Republikës së Türkiye-së në Shkup, E.T. z. Fatih Ulusoy, drejtori gjeneral i Turkish Airlines, Prof. Dr. Bilal Ekşi, Muftiu i Resnjës, Cüneyt Yaşar, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, Atashehu për çështje fetare pranë ambasadës Turke, z. Mustafa Bodur, qëndroi në mesin e besimtarëve të Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, prej ku edhe përcolli mesazhet e Ramazanit.
Pjesa tjetër e omisionit përcrolli mesashet e Ramazanit dhe përshëndetjet e Reisul Ulemasë në Xhamitë si vijon:
Prof. Dr. Muhamed Mustafa – Xhamia Kulogllu – Ohër
Dr. Mumin Omerov – Xhamia Zejnel Abedin Pasha – Teqe
Mr. Mafiz Rustemi & Mr. Sulejman Idrizi – Xhamia Hajdar Pashë, Ohër
Mr. Fehmi Ebibi – Xhamia Taushanllë
Prof. Xheudet Iseni – Xhamia Haxhi Durgut, Ohër
Muftiu i Muftinisë së BFI – Ohër, H. Samet ef. Ajdari, falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai si dhe gjith delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë gjithmonë afër besimtarëve të vendit, duke e lutur Allahun e Lartmadhëruar që t’i shpërblejë me begati të pakufishme.
Bashkësia Fetare Islame e RMV – së, në mesin e besimtarëve!