AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili në Bozofcë një atmosferë e këndshme Ramazani

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij sonte për teravi vizituan Xhaminë e fshatit Bozofcë ku u pritën ngrohtësisht nga xhemati, dhe këshilli i xhamisë.

Ata paraprakisht morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga banorët e Bozofcës të udhëhequr nga kryetari i këshillit të xhamisë Hesat Rushani.

Myftiu ligjëroi para Namazit të Teravisë ndërsa hoxhallarët: Jonus ef.Tairi, Visar ef. Selimi, Hfz. Daut ef. Nurishi, Musli ef. Memeti dhe Arben ef. Selimi e udhëhoqën Namazin e Teravisë.

Falënderime për mikëpritjen dhe respektin e treguar!
Zoti i shpërbleftë donatorët dhe organizatorët e iftarit.
Zoti na pranoftë të gjitha ibadetet!
🌹

Banner

Related posts

Mickoski: Grubi ka kryer disa veprime që nuk janë në interes të qytetarëve

Gjyla Halili

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë: Ndryshimi po vjen!

Gjyla Halili

Bekim Rexhepi: 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit – Vijë e Kuqe

Gjyla Halili