AKTUALE

BDI: Urgjentisht të krijohet Komision Parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Banner

Urgjentisht të krijohet Komision Parlamentar me vëzhgim ndërkombëtar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të kërkojë sot zyrtarisht krijimin e një Komisioni Parlamentar të posaçëm për të hetuar qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent.

Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve.

Mosveprimi ose instrumentalizimi politik i drejtësisë për qëllime të ngushta cenon jo vetëm të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe stabilitetin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit.

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të bëjë sot një kërkesë zyrtare për këtë çështje dhe pret që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal për të siguruar një hetim të pavarur, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.

BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

Banner

Related posts

Osmani sot e nesër në Shqipëri, publikohet agjenda

admin

Bashkësia Fetare Islame në Shkup: Gjithçka gati për pritjen e Ministrit të Haxhit të Arabisë Saudite

Gjyla Halili

Talat Xhaferi i replikon Rijad Shaqirit: O djali axhës mos pretendo të merresh me tema që nuk ke mundësi të merresh

Gjyla Halili